Connor Zilisch (19) pësoi një incident të frikshëm menjëherë pasi mbrëmë siguroi fitoren e gjashtë të sezonit në NASCAR Xfinity Series në Watkins Glen, kur gjatë festimit ra nga makina dhe theu kockën e klavikulës.
Lideri i renditjes u ngjit mbi çatinë e Chevrolet-it të tij për të festuar triumfin, por këmba iu ngatërrua në rrjetën e dritares së shoferit, e pastaj humbi ekuilibrin dhe ra me kokë mbi beton. Ekipi mjekësor reagoi menjëherë, dhe Zilisch u transportua me barelë në ambulancën e pistës me jakë mbështetëse dhe mbi dërrasë imobilizimi, e më pas u dërgua në spitalin lokal për kontrolle të mëtejshme.
NEW: NASCAR driver Connor Zilisch taken off by stretcher after falling from his car while celebrating his first place finish.
Zilisch was put on a stretcher and put into an ambulance before being sent to the infield care center.
“Zilisch had just scored his series-high sixth… pic.twitter.com/wqFIg1M1iG
— Collin Rugg (@CollinRugg) August 9, 2025
Reagimi i Zilisch pas incidentit
NASCAR konfirmoi se Zilisch ishte i vetëdijshëm dhe komunikues gjatë trajtimit, dhe disa orë më vonë, vetë ai postoi se skanimet CT të kokës ishin në rregull, por se kishte pësuar një frakturë të klavikulës. Edhe pse lëndimi nuk përfshin kokën dhe qafën, pritet që fraktura të ndikojë në kalendarin dhe paraqitjet e tij në javët në vijim, pikërisht në fazën kyçe të sezonit.
“Faleminderit të gjithëve që më janë drejtuar sot. Kam dalë nga spitali dhe tashmë po ndihem më mirë. Për fat, skanimet e kokës dolën të pastra – kam vetëm një klavikulë të thyer. Jam mirënjohës për reagimin e shpejtë të mjekëve dhe falë Zotit që nuk ishte më keq”, shkroi Zilisch në një postim në X.



