E pabesueshme, bastet favorizojnë këtëkombëtare për të fituar Evropianin
E

E pabesueshme, bastet favorizojnë këtëkombëtare për të fituar Evropianin

Duket absolutisht e çuditshme, por Anglia është favoritja e parë në listën e basteve për të fituar Kampionatin Evropian të Gjermanisë.

Edhe pse nuk i kanë lënë përshtypje askujt me lojërat e tyre deri më tani, anglezët kanë kuotën më të ulët për të fituar turneun sipas kompanive të basteve.

Duke marrë parasysh shanset e pesë kompanive më të mëdha të basteve, Oddsportal ka llogaritur një koeficient mesatar prej 4.65 në bastin që Anglia të jetë kampione. Pas tyre vijnë Spanja (5,00), Franca (5,50), Gjermania (5,50), Holanda (7,90) dhe Portugalia (9,80).

Favoriti për golashënuesin më të mirë të turneut në Gjermani është sulmuesi holandez Cody Gakpo, i cili ka një koeficient mesatar prej 4.50. Talenti i madh i kombëtares gjermane Jamal Musiala është favorit i dytë për golashënuesin më të mirë me koeficientin 6.00, pas tij kapiteni i Anglisë Harry Kane me koeficientin 6.50, ndërsa në vendin e katërt është sulmuesi i Gjermanisë, Kai Havertz, shanset e të cilit kuotohen me shifrën 12.

TË FUNDIT