Sensacioni i internetit, iShowSpeed është duke i pushtuar rrjetet sociale me deklaratën e tij se Kylian Mbappe nuk do të transferohet te Real Madridi.
Ai ka thënë se sulmuesi francez nuk do t’i bashkohet gjigantit spanjoll, por një klubi nga Liga Premiere.
Derisa është i veshur me fanellën e Manchester United, iShowSpeed thotë se 25-vjeçari do të shkojë tek Arsenali.
Ai madje bënë shaka edhe me ekspertin e transferimeve, Fabrizio Romanon, duke thënë se atij nuk i besojnë, por i besojnë gazetarit italian.

Mbappe tashmë ka konfirmuar largimin nga PSG, ndërsa Real Madridi pritet të jetë destinacioni i tij.
Prezantimi i tij zyrtar sipas mediave spanjolle pritet të bëhet në javën e parë të qershorit, por pas finales së Ligës së Kampionëve që luhet më 1 qershor në “Wembley”.



