E rrallë, ylli i Barcelonës duartrokitet në “Santiago Bernabeu” (VIDEO)
E

E rrallë, ylli i Barcelonës duartrokitet në “Santiago Bernabeu” (VIDEO)

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal mori duartrokitje të forta nga publiku madrilen në stadiumin “Santiago Bernabeu” gjatë ndeshjes mes Spanjës dhe Brazilit, e cila u mbyll me rezultat 3-3.

Ishte një ndeshje spektakolare në të cilën Spanja ishte afër fitores, duke qenë në epërsi 2-0 dhe 3:2, por me Brazilin që barazoi me penallti në minutën e gjashtë të shtesës.

Spanjollët drejtoheshin nga sulmuesi 16-vjeçar i Barcelonës, Yamal, i cili fitoi një penallti për golin e parë, asistoi Dani Olmon për të dytin dhe pasoi tek Dani Carvajal, kur fitoi një tjetër penallti për golin e tretë.

Pas një loje të shkëlqyer, Yamal mori duartrokitje nga i gjithë stadiumi në këmbë kur u zëvendësua në fund të ndeshjes, pavarësisht nga rivaliteti i madh mes Realit dhe Barcelonës.

Ndryshe, Yamal bëhet ylli i tretë i Barcelonës që duartrokitet nga i gjithë ‘Bernabeu’, pasi Ronaldinhos dhe Andres Iniestas.

TË FUNDIT