Max Verstappen, edhe pse Red Bull është më i ngadalshëm këtë sezon, vazhdon të tregojë klasin e tij në Formula 1. Ka pasur shumë spekulime për kalimin e tij te Mercedes, por asgjë nuk do të ndodhë të paktën deri në vitin 2027. Ndërkohë, Bernie Ecclestone ka paralajmëruar se një kalim te Ferrari do të ishte fatal për karrierën e tij.
Ecclestone thekson se Ferrari nuk ka pasur sukses me yjet si Alonso, Vettel apo Hamilton dhe beson se Verstappen nuk do të përshtatej me kulturën e tensionuar të ekipit italian. “Nëse shkon te Ferrari, është fundi i tij. Shpresoj të mos ndodhë”, tha ai. Sipas tij, Ferrari duhet të kërkojë talente të reja si Gabriel Bortoleto ose Isack Hadjar për të mbështetur Leclerc.

Verstappen është pilot që mund ta bëjë çdo ekip fitues, por një ambient si Maranello, me presion dhe politika të brendshme, nuk do t’i përshtatej.



