Edhe Capello me fjalë të mëdha për Xhakën
E

Edhe Capello me fjalë të mëdha për Xhakën

Zvicra u përkujdes për të shkaktuar befasi, pasi eliminoi Italinë nga Kampionati Evropian.

Edhe në këtë sfidë fantastik ishte Granit Xhaka që shkëlqeu në mesfushë, derisa Zvicra fitoi me rezultat të pastër 2-0.

Trajneri legjendar italian, Fabio Capello ka dhënë një intervistë për mediat italiane duke thënë se Xhaka ka dominuar i vetëm në mesfushë.

“Për atë që pashë në fushë, mendoj se Spalletti i bëri shumë konfuzë lojtarët e tij. Në rolin e ‘playmakerit’, luajtën Jorginho dhe Fagioli, por asnjë nga të dy nuk ka karakteristikat e Lobotkas që Spalletti përdorte te Napoli. Në ndeshjen ndaj Zvicrës, Xhaka bënte çfarë të donte në mesfushë, Fagioli as nuk i afrohej”, ka thënë Capello.

Në këtë mënyrë, kanë vazhduar vlerësimet për Xhakën nga personalitete të shquara të botës së futbollit.

TË FUNDIT