Edhe një çmim për Zhegrovën (VIDEO)
E

Edhe një çmim për Zhegrovën (VIDEO)

Kampionati francez, Ligue 1 e ka konfirmuar se Edon Zhegrova e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë muajit mars.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës vazhdimisht po tregon paraqitje fantastike në kampionatin francez me skuadrën e Lille.

Gjatë muajit mars, Zhegrova ka shënuar dy gola, që të dy kundër skuadrës së Lens, ndërsa po mahnit edhe me driblimet e tij.

Ligue 1 ka publikuar në “Twitter” një video me mbishkrimin që tregon se Zhegrova ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit mars.

 

TË FUNDIT