Edhe një gjigant italian futet në garë për Zhegrovën
E

Edhe një gjigant italian futet në garë për Zhegrovën

Afatit kalimtar veror po i afrohet fundi, ndërsa në mesin e futbollistëve që mund të ndërrojnë skuadër është edhe Edon Zhegrova, i cili mund të përfundojë në Serie A.

Ylli kosovar një kohë pëlqehej nga Milani, por tash në garë për ta siguruar kartonin e tij është futur një tjetër klub i madh italian.

Bëhet fjalë për Romën, e cila po e konsideron seriozisht mundësinë e transferimit të përfaqësuesit kosovar në rast të largimit të Paulo Dybalas, njofton mediumi italian “Corriere della Sera”.

Sulmuesi argjentinas e ka marrë një ofertë të çmendur nga Arabia Saudite, dy vjet kontratë me 20 milionë euro rrogë në vit në klubin e kontrolluar nga fondi PIF.

Në rast se ish-futbollisti i Palermos e Juventusit përfundon në Saudi Pro League, atëherë do t’i hapej rruga futbollistit të Lillet të përfundojë në kryeqytetin italian.

Zhegrova është gati për hapin e radhës në karrierë pasi shkëlqeu në futbollin francez, mbi të gjitha në sezonin e fundit.

25 vjeçari është sot njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë, ndërsa ofertat për të nga Anglia, Italia, Spanja e Gjermania nuk kanë munguar në vitet e fundit.

TË FUNDIT