Kylian Mbappe nuk është prezantuar zyrtarisht, nuk ka shkelur ende në fushë me fanellën e Real Madridit, por efekti i mbërritjes së tij në kryeqytetin spanjoll është ndjerë tashmë në dyqanin “Merengues”.
Brenda pak orësh nga lansimi i saj, fanella e fenomenit francez u shit tërësisht. Dyqani online “u shkatërrua” për shkak të kërkesave të shumta.
Një bum me përmasa të papritura, i cili befasoi edhe ekspertët e marketingut të Real Madridit, të cilët më pas u detyruan të publikonin një njoftim në faqen e internetit.
Aty bënë me dije kërkesat e mëdha për fanellën me numrin 9 të “Los Blancos” dhe vonesat e pritshme në dorëzim: “Për shkak të kërkesës së lartë, artikujt në këtë koleksion mund të vonohen në dorëzim me 4-6 javë, pavarësisht nga mënyra e transportit të zgjedhur.

Kjo vonesë do të ndikojë si porositë ekskluzive të koleksionit ‘Mbappe’, ashtu edhe ato që kombinojnë me produkte të tjera nga dyqani online”.
Duket qartë tashmë se tifiozët e Real Madridit janë të çmendur pas Mbappes.



