Ekipet e MotoGP nënshkruajnë marrëveshjen historike “Concorde”
E

Ekipet e MotoGP nënshkruajnë marrëveshjen historike “Concorde”

Të gjitha ekipet e MotoGP kanë nënshkruar një marrëveshje të re me organizatorët e kampionatit, duke konfirmuar angazhimin e tyre për periudhën 2027-2031.

Marrëveshja, e ngjashme me “Concorde Agreement” në Formula 1, konsiderohet historike pasi është hera e parë që të gjitha ekipet bien dakord për një dokument të përbashkët. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është se ekipet do të përfitojnë një pjesë të të ardhurave të kampionatit.

Negociatat mes MotoGP Group dhe prodhuesve kryesorë – Aprilia, Ducati, Honda, KTM dhe Yamaha, zgjatën për muaj të tërë, por u finalizuan gjatë Çmimit të Madh të Hungarisë.

Nënshkrimi i marrëveshjes pritet të hapë rrugën edhe për zyrtarizimin e disa transferimeve të rëndësishme të pilotëve, për të cilat flitet prej kohësh në paddock-un e MotoGP.

TË FUNDIT