Kombëtarja e Shqipërisë fitoi përballë Gjeorgjisë me rezultatin 1-0 në Tbilisi mbrëmjen e shkuar, ku absolutisht një nga më të mirët në fushë ishte Ardjan Ismajli.
Paraqitja pozitive e mbrojtësit kuqezi ka marrë edhe komplimentet e klubit italian të Empolit.
Empoli, klubi i Seria A ku aktivizohet Ismajli, i ka dedikuar një postim mbrojtësit shqiptar.

“Ardian Ismajli ynë dje në Tbilisi me Përfaqësuesen e Shqipërisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve që u fitua 1-0 kundër Gjeorgjisë”, shkruhet në postimin e Empolit.



