Enver Suhodolli, kampion i sivjetmë në F1 esports
E

Enver Suhodolli, kampion i sivjetmë në F1 esports

Në vikendin që lamë pas u mbajt gara e tetë dhe e fundit në kuadër të kalendarit të F1 në disiplinën e motorsportit digjital të Kosovës/Esports e organizuar nga Klubi i Motorsportit Digjital të Kosovës (Sim Race Kosova) nën ombrellën e FASK-ut.

Gara u mbajt në pistën e Jeddah të Arabisë Saudite ku morën pjesë gjithsej 7 garues. Që nga starti Enver Suhodolli, në menyrë komode udhëhoqi garën deri në gjirot e fundit kur Leon Berisha iu afrua deri në distancë prej afërsisht dy sekonda, por nuk arriti t’ia rrezikoëj vendin e parë Enver Suhodollit, liderit të tabelës së F1.

Përpos Leon Berishës i cili shkëlqeu në garën e Jedas, përformancë të mirë treguan edhe Agis Kaquri i cili gjithashtu përfundoi në podium në vendin e tretë, Adriot Kelmendi, Jetmir Kojqiqi i cili pati garën më të mirë të këtij sezoni, Gentian Krasniqi dhe Getoar Salihu.

Gjithashtu, para dy javësh u mbajt gara e tetë dhe e fundit edhe në disiplinën e GT3 ku i pari përfundoi Allmir Suhodolli i cili pas një pit stop strategjie të mençur dhe të shpejtë arriti që në gjiron e parafundit nga pozita e tretë të dalë nga pitstop para dy liderëve të garës dhe ta udhëheqë garën deri fund dhe kështu ta fitoj garën në shtegun e Valencias.

Pozita e dytë i takoi Genc Maculës i cili vijën e finishit e kaloi i treti, por për shkak se garuesi Drilon Ahmetaj u penalizua me një ndëshkim disa sekondësh dhe rrjedhimisht përfundoi i treti. Fituesi i kësaj disipline ende nuk dihet edhe pas përfundimit të këtij kampionati ku rezulatati përfundimtar do të shpallet pas marrjes së një vendimi nga Komisioni i FASK lidhur me një aksident të ndodhur në garën e parafundit në Mount Panorama.

Vlen të theksohet se fituesi i kampionatit GT3 do ta fitojë të drejtën e përfaqësimit të Kosovës në GT3 FIA motorsport games 2024 që do të organizohet në Valencia të Spanjës ku Kosova do të përfaqësohet me dy pjesëmarrës në disiplinën e Digial Motorsport/ESPORT. Kandidati i dytë, do të marrë pjesë në disciplinën e F4 (iRacing) i cili pritët të përzgjedhet në ditët në vijim.

TË FUNDIT