Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se për shkak të erërave të forta, në disa rajone konsumatorët kanë mbetur pa energji elektrike.
Sipas parashikimeve, erërat do të zgjasin edhe për disa orë.
“Ekipet e KEDS-it kanë dalë në terren menjëherë dhe po punojnë në mënyrë intensive për të rikthyer në normalitet furnizimin me energji elektrike për konsumatorët e afektuar, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, ka njoftuar KEDS.



