Evropa në panik! Hyundai prezantoi një makinë për vetëm
E

Evropa në panik! Hyundai prezantoi një makinë për vetëm

Gjiganti korean i automjeteve Hyundai ka prezantuar modelin e ri elektrik Ioniq V, duke tërhequr vëmendjen e industrisë së automobilave. Për rreth 15.700 euro (119.900 juanë), blerësit marrin një makinë elektrike gati 5 metra të gjatë, me autonomi deri në 527 kilometra.

Për krahasim, Dacia Spring, një nga makinat elektrike më të lira në Evropë, kushton rreth 18.000 euro dhe është vetëm 3,85 metra e gjatë. Ioniq V është 4,90 metra dhe kushton rreth 3.000 euro më pak.

Motor elektrik dhe autonomi deri në 527 km
Ioniq V ofrohet vetëm me motor elektrik, me dy versione:
190 kuaj fuqi (140 kW)
228 kuaj fuqi (168 kW)

Bateritë janë 53,5 kWh ose 66,8 kWh, ndërsa autonomia shkon nga 421 deri në 527 km, sipas versionit.

Ekran gjigant 27 inç

Dizajni është frymëzuar nga koncepti Venus Concept, me elemente që të kujtojnë Toyota Prius dhe Tesla Cybertruck.

Brenda, pika më e veçantë është ekrani gjigant 27-inç, që shtrihet nga zona e shoferit deri përpara pasagjerit.

Hyundai synon me këtë model të forcojë pozicionin e saj në tregun kinez. Tani mbetet pyetja nëse Ioniq V do të vijë edhe në Evropë, pasi çmimi i tij mund të krijojë konkurrencë

TË FUNDIT