EURO 2024 mund të quhet edhe Evropiani i autogolave. Shifrat flasin qartë, autogoli i Vertonghen që i dha kualifikimin Francës në çerekfinale ishte autogoli numër 9 në këtë turne, ku jemi ende në fazën e 1/8.
Përpara tij kemi patur edhe autogolat e realizuar nga: Le Normand (Spanja), Malen (Holanda), Akaydin (Turqia), Calafiori (Italia), Gjasula (Shqipëria), Hranac (Republika Çeke), Wober (Austria), Rudiger (Gjermania).
Por, cili është evropiani me më shumë autogola deri më tani në historinë e evropianëve? EURO 2020 është Evropiani që ka shënuar edhe statisitikën më negative sa i përket autogolave, pasi në turneun e zhvilluar tri vjet më parë, ishin plot 11 autogola të realizuar.
Me këtë ritëm, mund të themi se jemi para thyerjes së këtij rekordi negativ, pasi do duhen vetëm 2 autogola të tjerë në ndeshjet e mbetura të këtij Evropiani për të barazuar rekordin e EURO 2020.



