Formula 1 do të vazhdojë në Azerbajxhan këtë fundjavë për fazën e fundit të sezonit. Konkurrimi në rrugët e Bakusë do të fillojë me Sesionin e parë dhe të dytë në provat e iira të premten e 13 shtatorit. Më pas, sesioni i tretë dhe provat zyrtare, të shtunën e 14 shtatorit. “Azerbaijan Grand Prix” do të zhvillohet mesditën e 15 shtatorit.

Në vazhdim disa statistika në lidhje me garën e 17-të në kalendar:
Gjatësia e pistës – 6.003km
Xhiro rekord – 1m 43.009s, Charles Leclerc, Ferrari, 2019
Më shumë “pole positions” – Charles Leclerc (3)
Më shumë fitore – Sergio Perez (2)
Distanca deri në kthesën e 1-rë – 141 metra
Parakalime të kompletuara në vitin 2023 – 50
Probabiliteti për Safety Car – 57%
Probabiliteti për Virtual Safety Car – 29%
Koha në Pit stop – 19.8 sekonda
Kuriozitet – Në kthesat 8/9 në kompleksin e qytetit të vjetër, cirkuiti është vetëm 7.6 metra i gjerë
Pole position në 5 vitet e fundit
2023 – Charles Leclerc (Ferrari)
2022 – Charles Leclerc (Ferrari)
2021 – Charles Leclerc (Ferrari)
2019 – Valtteri Bottas (Mercedes)
2018 – Sebastian Vettel (Ferrari)
Fituesit në 5 vitet e fundit
2023 – Sergio Perez (Red Bull)
2022 – Max Verstappen (Red Bull)
2021 – Sergio Perez (Red Bull)
2019 – Valtteri Bottas (Mercedes)
2018 – Lewis Hamilton (Mercedes)



