Vedat Muriqi po merr vëmendje të madhe në Spanjë, veçanërisht pas paraqitjes së shkëlqyer ku realizoi hat-trik ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të La Ligës.
Sulmuesi kosovar është vlerësuar edhe nga faqja zyrtare e La Ligës në rrjetet sociale.
Në veçanti, faqja kryesore e La Ligës në Facebook, e cila numëron rreth 88 milionë pëlqime, ka publikuar një postim special kushtuar yllit të Mallorcas.
Në fotografinë e shpërndarë, Muriqi shfaqet duke vendosur tre topa në mur, simbol i tre golave të shënuar.
Ky ishte hat-triku i parë i Vedat Muriqit në La Liga, ndërsa me këto gola ai ka shkuar në kuotën e 14 realizimeve në këtë edicion të elitës së futbollit spanjoll, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer./AutoPortali



