Ferdinand bën parashikimin e guximshëm
F

Ferdinand bën parashikimin e guximshëm

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Rio Ferdinand, ka thënë se ka besim te Thomas Tuchel. Madje, ai shkon më tej me parashikimin që bën, duke besuar se me gjermanin në drejtim, “Tre Luanët” do të fitojnë trofe. E thënë ndryshe, Tuchel do të jetë në gjendje ta ndryshojë fatin e Kombëtares së Anglisë në garat e mëdha.

Duke folur në kanalin e tij në YouTube, Ferdinand u shpreh optimist për këtë zgjedhje të FA.

“Unë guxoj të shkoj aq larg sa të them se Thomas Tuchel do të fitojë një titull me Anglinë gjatë kohës si trajner i kombëtares”.

Ferdinand shpjegoi se, sipas tij, Kombëtares angleze nuk i ka mbetur shumë për ta plotësuar “puzzle”: “Ne kemi luajtur tashmë dy finale Evropiani radhazi. Nuk ka mbetur shumë për t’ia shtuar kombëtares që të fitojë një garë madhore. E vetmja gjë që i mungonte Gareth Southgate, ndoshta ishte mirëkuptimi ose aftësia për të fituar finalet e mëdha”.

TË FUNDIT