Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka treguar ekipin që ai nuk dëshiron ta shohë fitues të Bundesligës këtë sezon.
Bundesliga mund të ketë një kampion surprizë këtë sezon pasi Bayer Leverkuseni momentalisht po udhëheq me 10 pikë para vendit të dytë që mbahet nga Bayern Munich.
Ferguson dëshiron që ta shoh Bayernin të humbasë titullin në Gjermani dhe këtë e tha për uebsajtin zyrtar të Eintracht Frankfurtit.
“Unë gjithmonë shpresoj që ekipi më pak favorit të fitojë. Tifozët e Bayernit mund të mos pajtohen me këtë, por si çdo tifoz neutral në Gjermani, unë me të vërtetë shpresoj që ta shohë dikë tjetër ta fitojë ligën”, është shprehur Ferguson.
Ai ka dhënë dorëheqje nga futbolli në vitin 2013, ndërsa gjatë karrierës së tij të pasur ka fituar gjithsej 38 trofe me Manchester Unitedin, duke përfshirë dy herë Ligën e Kampionëve.



