Ferizaj e ka nisur mirë edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
Ferizajasit e nisën me fitore me rezultat 2:1 ndaj Feronikelit ‘74 dhe në Malishevë barazuan 1:1.
Synimi i skuadrës është pjesa e epërme e tabelës, prandaj ka vazhduar me përforcime. Së fundi, Ferizaj është përforcuar me mesfushorin kroat, Marko Musulin.
“Kemi arritur marrëveshje me mesfushorin me tipare ofensive, kroatin Marko Musulin. Lojtari ynë i ri, që së fundmi luajti në Bosnje, karrierën e ka filluar në Jadran LP të Kroacisë dhe është paraqitur gjithashtu në Slloveni tek NK Rogaska.
Musulin karakterizohet për kontrollin e mirë të topit dhe pasimet në zona të ngushta”, njofton FC Ferizaj.



