Leiws Hamilton do të vendosë për fatin e tij në ekipin e Ferrarit, shkruajnë mediat italiane.
Hamilton ka kontroll të plotë mbi të ardhmen e tij në Ferrari, falë një klauzole në kontratën e tij që i lejon atij të vendosë vetë për vitin e tretë të bashkëpunimit.
Sipas F1-Insider dhe gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, kontrata e Hamiltonit zgjat deri në fund të vitit 2026, me një opsion për ta zgjatur edhe për vitin 2027, por ky opsion është krejtësisht në duart e pilotit britanik, jo të Ferrarit.
Kjo do të thotë se skuadra nga Maranelo ka kontroll të kufizuar mbi përbërjen e pilotëve për sezonet e ardhshme, sepse Hamilton vendos vetë nëse do të vazhdojë.
Ky lloj kontrate, sipas raportimeve, është rezultat i përfitimeve komerciale që ai sjell: 105 fitore dhe ndikim global marketingu që tërheq vëmendjen e madhe të prodhuesit.
Gazzetta raporton se qëndrimi i skuadrës është i qartë: “Ferrari do ta mbajë pavarësisht gjithçkaje”.

Megjithatë, fillimi i epokës së Hamiltonit në Ferrari ka qenë i vështirë.
Momenti më i dobët ka qenë në Hungari, ku ai u eliminua në Q2 në pistën Hungaroring, që ai e do veçanërisht. Pas kualifikimeve ai u vetëquajt “i padobishëm” dhe theksoi se Ferrari ka nevojë për një pilot të ri.
Pas 14 garave këtë sezon, ai ende nuk ka arritur podiumin, ndërsa kolegu i tij i skuadrës, Charles Leclerc, ka qenë pesë herë në tre vendet e para.



