FIA dhe Formula 1 publikojnë kalendarin për vitin 2025
F

FIA dhe Formula 1 publikojnë kalendarin për vitin 2025

Kampionati Botëror në Formula 1, për të dytin vit  radhazi, do të startojë me “Australian Grand Prix” në datat 14-16 mars dhe do të mbyllet me “Abu Dhabi Grand Prix” në datat 5-7 dhjetor. Ndërsa edhe njëherë gara do të ketë në 5 nga 7 kontinentet.

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të jetë në muajin mars 2025 dhe për këtë arësye “Bahrain & Saudi Arabian Grands Prix” do të zhvillohen në muajin prill. Pushimet verore do të respektojnë traditën në muajin gusht. Ndërsa do të kemi një periudhe 3 javore pa gara për “Hungarian Grand Prix” në Hungaroring dhe Dutch Grand Prix” në Zandvoort.

Ndryshimet e bëra në kalendarin e këtij viti për një shpërndarje më të mirë gjeografike të garave janë ruajtur edhe për vitin 2025. Japonia do të zhvillojë garën e saj në muajin prill pas Australisë dhe Kinës. Pas tyre sezoni do të vazhdojë në Evropë përpara transferimit në kontinentin amerikan në vjeshtë. Katari dhe Abu Dhabi do të mbyllin sezonin për të dytin vit radhazi.

TË FUNDIT