Fillon afati kalimtar në basketboll
F

Fillon afati kalimtar në basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se, është hapur afati kalimtar në basketboll te meshkujt dhe femrat.

Afati kalimtar është hapur dje dhe do të zgjasë deri më 23 gusht për lojtarët/et vendorë/e dhe të huaj/a në të dyja konkurrencat.

Ndryshe, disa skuadra, sidomos ato të Superligës në konkurrencën e meshkujve, tashmë i kanë prezantuar disa basketbollistë vendorë e të huaj, me të cilët kanë arritur marrëveshje.

TË FUNDIT