Finalja e madhe me dy protagonistë shqiptarë
F

Finalja e madhe me dy protagonistë shqiptarë

Evropa i mban sytë nga “Dublin Arena”, aty ku sonte, Atalanta dhe Bayer Leverkusen përballen në finalen e madhe të Europa League.

“E bukura dhe bisha”, Atalanta e bukur e futbollit spektakolar, përballë bishës së pamposhtur Bayer Leverkusen, dhe për ta ndezur akoma më shumë, një duel shqiptar në finalen prestigjioze.

Berat Gjimshiti, kapiten i Shqipërisë dhe shtylla që mban mbrojtjen e zikaltërve, kundër Granit Xhakës, trurit dhe trajnerit në fushë të Bayer Leverkusen, kampion i freskët i Gjermanisë.

Një sfidë e jashtëzakonshme mes dy skuadrave kaq të ndryshme, por që kanë një emërues të përbashkët suksesin, në një finale që askush nuk mund ta parashikojë.

Atalanta është e pabesueshme, ka eleminuar Liverpool dhe luan një futboll të jashtëzakonshëm.

“Të luash me Atalantan është si të shkosh te dentisti”, thotë Pep Guardiola, ata mund të mposhtin çdo skuadër.

Përplasen dy filozofi revolucionare në futboll. Principet e Gasperinit janë në agresionin në një kundër një, ritëm dhe intensitet i lartë.

Xabi Alonso ndërkohë është shpikësi i futbollit relativ, strategjisë së re taktike ku referenca nuk është zënia e hapësirave, por topi, dhe lidhja mes lojtarëve që e kanë.

Në mes, një trofe madhështor që dy skuadrat duan ta fitojnë për herë të parë në historinë e tyre, dhe një betejë fantastike.

TË FUNDIT