Diçka e pabesueshme ka ndodhur dy orë pas garës për Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1. Piloti britanik George Russell, fitues i kësaj gare në pistë, është skualifikuar nga komisarët e garës.
Makina Mercedes e Russell rezultoi 1.5 kilogram nën peshë (798 limiti minimal) dhe, për pasojë, është skualifikuar.
Gjithsesi,makina gjermane ka ruajtur fitoren, pasi ajo i ka shkuar britanikut tjetër Lewis Hamilton, që doli i dyti.

Australiani Oscar Piastri, që doli i treti është ngjitur në vendin e dytë, ndërsa në podium është ngjitur edhe monogasku i Ferrari, Charles Leclerc, që në garë doli i katërti, por pas skualifikimit të Russell fitoi një pozicion.



