Flick rreth lëndimit të Pedrit: Ende nuk dimë asgjë
F

Flick rreth lëndimit të Pedrit: Ende nuk dimë asgjë

Barcelona regjistroi një fitore të rëndësishme 2:4 në transfertë ndaj Slavia Prague, një sukses që konfirmoi formën pozitive të katalanasve si në lojë, ashtu edhe në rezultat.

Megjithatë, mbrëmja në Pragë u shoqërua edhe me nota shqetësimi, pasi mesfushori spanjoll Pedri u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli për gjendjen e lojtarit, duke u shprehur i rezervuar dhe duke theksuar se ende nuk ka një diagnozë të saktë.

“Është ajo që është. Ndonjëherë ndodh. Ende nuk e dimë sa serioz është dëmtimi”, deklaroi Flick për mediat.

Tekniku gjerman bëri të ditur se stafi mjekësor i klubit do të kryejë ekzaminimet e nevojshme në orët në vijim, për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e mundshme të rikuperimit të mesfushorit.

Deri në daljen e rezultateve mjekësore, Barcelona mbetet në pritje, me shpresën që Pedri të mos mungojë për një kohë të gjatë nga fushat e lojës./AutoPortali

TË FUNDIT