Florian Marku para sfidës më të vështirë
F

Florian Marku para sfidës më të vështirë

Boksieri shqiptar Florian Marku do të rikthehet në ring me 31 mars, në përballje me rivalin Chris Kongo.

Ky meç pritet të jetë tejet interesant, duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar.

Marku në boksin profesionist ka 13 fitore, prej tyre tetë me nokaut dhe një barazim. Lushnjari meçin e fundit e zhvilloi në shtator të vitit të kaluar ndaj irlandezit, Dylan Moran, të cilin e nokautoi që në raundin e parë.

Ndërsa, britaniku Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje në boksin profesionist, kurse njihet si një luftëtar mjaft i madh brenda ringut të boksit. Ka gjatësi më të madhe se Florian Marku dhe këtë gjë ka ditur ta shfrytëzojë mirë në meçet e kaluara kur kishte punë me boksierë më të shkurtër se ai.

Pritet të jetë një numër i madh i tifozëve shqiptarë në përkrahje të ‘The Albanian King’, ashtu siç edhe njihet Florian Marku.

Ky meç është planifikuar të zhvillohet rreth orës 21:00.

TË FUNDIT