Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen në pikat kufitare, duke bërë të ditur se aktualisht nuk ka fluks të madh të udhëtarëve që hyjnë në vend.
Sipas raportimeve zyrtare, pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, me përjashtim të pikave kufitare në Jarinjë dhe Muçibabë, ku udhëtarët mund të presin deri në 10 minuta. Në të gjitha pikat tjera kufitare, pritjet variojnë nga tre deri në pesë minuta, duke e bërë lëvizjen e qytetarëve relativisht të qetë dhe pa vonesa të mëdha, shkruan AutoPortali.
Autoritetet kufitare bëjnë thirrje për respektim të rregullave dhe bashkëpunim me zyrtarët përgjegjës, për të mundësuar një qarkullim sa më të lehtë gjatë kësaj periudhe me fluks të shtuar veror.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar do të vazhdojë të përditësojë në kohë reale informacionet mbi gjendjen në pikat hyrëse dhe dalëse të vendit, me qëllim që qytetarët të informohen në kohë për të shmangur pritjet e panevojshme.




