Foda paralajmëron ndryshime në formacion dhe taktikë
F

Foda paralajmëron ndryshime në formacion dhe taktikë

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë mysafire e Rumanisë në përballjen që zhvillohet në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve.

Para ndeshjes, Franco Foda ka thënë se do të jenë të detyruar të bëjnë disa ndryshime në formacion shkaku i lëndimeve.

“Duke pasur parasysh mungesat që i kemi do të detyrohemi të bëjmë disa ndryshime qoftë taktike, qoftë mënyrës së si do t’i qasemi kundërshtarit”, ka thënë fillimisht selektori i Dardanëve.

“Ndërsa sa i për ketë pyetjes se a jemi këtu për të fituar, natyrisht se do të futemi në fushë për t’i marrë pikët e plota”.

“Është e rëndësishme të paraqitemi mirë edhe si skuadër, të jemi më agresivë, të jemi në zotërim të topit, kur nuk e kemi, të tentojmë ta kemi sa më shpejt”.

“Kemi 90 minuta për të arritur fitoren, nuk do të thotë që në sekondat e parë do të synojmë të marrin fitoren”.

“Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta fitojmë këtë ndeshje”, ka shtuar më tej Foda.

Takimi mes Rumanisë dhe Kosovës fillon të premten (15 nëntor) në ora 20:45.

TË FUNDIT