Foda thotë se Kosova do të luajë ndaj Suedisë njëjtë si herën e kaluar
F

Foda thotë se Kosova do të luajë ndaj Suedisë njëjtë si herën e kaluar

Kosova përballet sonte me Suedinë në Goteborg, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Në konferencën për shtyp, selektori Franco Foda dhe sulmuesi Fisnik Asllani folën para sfidës, duke theksuar vështirësinë e përballjes me një kundërshtar si Suedia.

“Suedia është e fortë, ka lojtarë cilësorë si Isak, Elanga dhe Gyokeres. Do të jetë ndeshje e vështirë për ne, pavarësisht presionit që ata kanë”, tha Foda.

Ai shtoi se Suedia nuk është vetëm ekip kundërsulmues, por zotëron mirë topin dhe ushtron presion të lartë. “Ne do të jemi kompakt dhe do të luajmë ngushtë në mbrojtje. Kemi fituar më parë me këtë stil dhe do të provojmë sërish”, u shpreh ai.

Foda komentoi edhe për mungesat në skuadër: “Kemi kualitet dhe do të zëvendësojmë mungesat me lojtarët që kemi në dispozicion. Grupi është i fortë dhe të gjithë duan vendin e dytë.”

Ai përfundoi duke thënë se ka vetëm një dilemë për formacionin e Suedisë: “Pres një Suedi të ngjashme me atë që luajti në Prishtinë. Janë agresivë, por dilema ime e vetme është kush do të jetë përkrah Isak në sulm.” /AutoPortali

TË FUNDIT