Një bolid i kuq, i ngjashëm me makinën e Ferrarit në Formula 1, është filmuar duke lëvizur me shpejtësi në autostradën D4 në Çeki. Videoja është bërë virale, veçanërisht për momentin kur bolidi ndalet në një pikë karburanti, ndërsa shoferi, me veshje të plotë garash, zbret i qetë nga makina.
Ekspertët thonë se bëhet fjalë për një Dallara GP2/08, jo një F1 të vërtetë. Automjeti nuk ka regjistrim apo pajisje sigurie, ndërsa policia po heton ngjarjen dhe kërkon dëshmitarë.
Ky nuk është rasti i parë, “fantomi i D4” është parë edhe në vitet 2019 dhe 2023. Ai shoqërohej nga makina sportive që duket se i hapnin rrugën.
Ndërsa autoritetet paralajmërojnë gjoba, rrjetet sociale e kanë kthyer shoferin në një legjendë.



