Franca në çerekfinale, falë autogolit të Belgjikës
F

Franca në çerekfinale, falë autogolit të Belgjikës

Franca është kualifikuar për në çerekfinale të EURO 2024, pas fitores ndaj Belgjikës me rezultat 1:0.

Francezët e patën iniciativën pothuajse gjatë tërë pjesës së parë, por duke mos arritur të shënojnë gol kjo falë mbrojtjes së ngjeshur të Belgjikës.

Rasti i parë në këtë pjesë të parë i takoi Belgjikës me Kevin De Bruyne, i cili në minutën e 24-t bëri një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, e cila u prit nga Mike Maignan.

Një mundësi të mirë shënimi Franca e pati përmes Marcus Thuram i cili me kokë nuk arriti ta gjejë portën pas krosimit fantastik të Jules Kounde.

Në pjesën e dytë Franca shtoi ritmin duke rrezikuar në disa raste portën e Koen Casteels.

Tchouameni në minutën e 49-të bëri një super goditje nga jashtë zonës e cila me shumë mund u prit nga portieri belg.

Belgjika ishte shumë pranë golit me anë të Kevin De Bruyne i cili në minutën e 83-të u gjend në një situatë të mirë shënimi, por Maignan reagoi për mrekulli.

Goli i fitores për Francën në këtë takim erdhi në minutën e 85-të kur pas një aksioni mirë të ndërtuar, Kolo Muani gjuan në drejtim të portës me topin që devijohet nga Jan Vertonghen për të përfunduar në rrjetë për 1-0.

Për të mësuar kundërshtarin e ardhshëm në çerekfinale, Franca do të duhet të presë fituesin e ndeshjes Portugali-Slloveni e cila do të luhet në orën 21:00.

TË FUNDIT