Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se nga data 31 gusht deri më 5 shtator 2025 do të zhvillojë ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, i cili është pjesë e përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë.
Ushtrimi do të përfshijë lëvizje të konvojeve ushtarake nga bazat e FSK-së drejt rajonit të Gjakovës, përkatësisht në Aeroportin e Gjakovës dhe në Poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, shkruan AutoPortali.
FSK bën thirrje për mirëkuptim nga qytetarët gjatë kësaj periudhe, për shkak të qarkullimit të shtuar të mjeteve ushtarake në këto zona, duke theksuar se veprimtaria do të zhvillohet në kuadër të trajnimeve rutinore të forcës.



