Futbollistët grinden për penallti, përfundimi katastrofik (VIDEO)
F

Futbollistët grinden për penallti, përfundimi katastrofik (VIDEO)

Ngjarje e çuditshme ndodhi në Argjentinë në fundin e ndeshjes mes Godoy Cruz dhe San Lorenzo. Një penallti për mysafirët, grindje për ta ekzekutuar dhe një “panenka” e bllokuar. Trajneri jep dorëheqjen.

Në minutën e 94-t e ndeshjes mes Godoy Cruz dhe San Lorenzo, te rezultati 1-1, gjyqtari akordoi një penallti për mysafirët, por në vend të lojtarit të caktuar për të ekzekutuar penalltinë, në pikën e bardhë shfaqet një tjetër lojtar që provon një goditje “parabolë”, por goditja e tij bllokohet në mënyrë poshtëruese.

Ky episod, të cilin shumë e krahasuan me atë që ndodhi mes lojtarëve të Milanit gjatë sfidës kundër Fiorentinës, pati një përfundim krejtësisht të papritur: trajneri i San Lorenzos paraqiti dorëheqjen.

Një tjetër rast i “mosbindjes” gjatë një penalltie, ku lojtarët shkelin urdhrat e trajnerit dhe veprojnë sipas kokës së tyre duke shkaktuar një katastrofë, ashtu siç ndodhi gjatë ndeshjes Fiorentina-Milan, ku fillimisht Theo dhe më pas Abraham morën përsipër të ekzekutonin penalltitë, duke shpërfillur urdhrat e trajnerit Fonseca, i cili kishte caktuar Pulisic si ekzekutues të penalltive.

Në ndryshim nga trajneri portugez i Milanit, trajneri i San Lorenzos, Leandro Romagnoli, nuk e pranoi atë që ndodhi dhe të nesërmen dha dorëheqjen me efekt të menjëhershëm.

“Nuk mund të hyj në kokat e lojtarëve dhe, nëse do të dija çfarë po përgatiteshin të bënin, padyshim që do t’i ndaloja. Duhet të kuptojmë situatën dhe mbi të gjitha klubin që përfaqësojmë”, ka thënë Romagnoli.

TË FUNDIT