Fury merr një mesazh special nga Ibrahimovic
F

Fury merr një mesazh special nga Ibrahimovic

Tyson Fury ka marrë një mesazh urimi nga Zlatan Ibrahimovic para meçit të tij me Oleksandr Usyk.

Ish-ylli i shumë- skuadrave është tifoz i madh i “Gypsy King” dhe i kërkoi atij të “bëjë histori” në Arabinë Saudite.

Fury mund të bëhet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda duke mposhtur Usyk të shtunën, me të dy boksierët që s’kanë pësuar asnjë humbje deri tani.

Ibrahimovic i tha Furyt të kënaqej në ring, por u sigurua t’i kujtonte britanikut se duhet të fitojë.

Ai tha në një video-mesazh për boksierin: “Tyson Fury si je? Shpresoj të kesh bërë një përgatitje të mirët. Dukesh mirë dhe dukesh në formë. Shijoje ndeshjen”.

“Jam shumë i sigurt që e di se çfarë duhet të bësh. Dhe jam shumë i sigurt që do të bësh atë që ke bërë gjithmonë, duke bërë histori. Duhet të jesh vetvetja. Futu në ring dhe kërce. Na argëto. Por gjëja më e rëndësishme, bëj atë që je në gjendje të bësh dhe kjo është të fitosh”.

“Dil atje dhe argëtohu dhe sigurohu që të fitosh, si gjithmonë. Shkruaj historinë dhe ne do të ndjekim”.

TË FUNDIT