Kanë mbetur pak më shumë se një muaj (më 18 maj) deri te meçi ndërmjet britanikut Tyson Fury dhe ukrainasit Oleksandr Usyk.
Fury e ka paralajmëruar rivalin e tij se me të do ta ketë më vështirë se me Joshuan.
“Ju mund të mposhtni të mëdhenjtë mesatarë, por nuk mund të mposhtni të mëdhenjtë e elitës, sepse madhësia ka vërtet rëndësi”, ka thënë Fury.
Ai ka shtuar se nuk ka asgjë personale me të dhe se e respekton.
“Nuk është personale. Është krejtësisht biznes për të dy luftëtarët. Ka shumë gjëra në linjë, por unë nuk e urrej atë, e respektoj si njeri”, tha Fury për Usyk.

Fury potencoi se këtë meç e ka studiuar gjatë gjithë jetë së tij.
“E kam studiuar këtë lojë gjatë gjithë jetës sime. Kjo është koha ime, fati im, epoka ime dhe brezi im”, tha ai.
Meçi do të zhvillohet në Arabinë Saudite, me fituesin që do të bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që nga viti 2000.



