Komuna e Fushë Kosovës, përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Mjedis, ka nisur punimet për riparimin e rrugëve kryesore në fshatin Bardh i Madh.
Sipas njoftimit zyrtar, projekti ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për qytetarët e kësaj zone, shkruan AutoPortali.
Ky investim vjen si pjesë e planit të Komunës për modernizimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për jetesë në zonat rurale.



