Futbollistët me veshjet më të shtrenjta dhe më të lira te Kombëtarja e Francës
F

Futbollistët me veshjet më të shtrenjta dhe më të lira te Kombëtarja e Francës

Kombëtarja e Francës është grumbulluar para disa ditësh dhe në fokus ishte paraqitja e futbollistëve në kampin e “Gjelave” me veshje speciale. Kjo ka rënë në sytë e çdo tifozi, madje disa e kanë quajtur edhe sfilatë të modës.

Por, a e dini se sa kanë kushtuar veshjet e disa prej futbollistëve që janë ftuar nga Didier Deschamps për ndeshjet e shtatorit?

Veshjen më të shtrenjtë e pati futbollisti i Interit, Markus Turam – që kushtoi plotë 10 mijë e 330 euro.

Pas Turamit, me veshjen më të shtrenjtë është lojtari i Bajern Munihut, Mihael Olise – që kap vlerën e 6200 euro. Lojtarët me veshjen më të lirë, ishte ai i Lensit, Brice Samba – që i kushtoi vetëm 295 euro.

 

Kujtojmë që Franca ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve në këtë muaj e zhvillon sot ndaj Izraelit, në orën 20.45 në një teren neutral për shkak të luftës që po zhvillohet në shtetin vendas. Pas Izraelit, “Gjelat” luajnë ndaj Belgjikës më 14 tetor

TË FUNDIT