Gavi, pas 348 ditësh, sërish në fushë
G

Gavi, pas 348 ditësh, sërish në fushë

Në ditën e kthimit në fushë, pas 348 ditësh që nga dëmtimi i tij, Barcelona ka publikuar një dokumentar për procesin e rikuperimit të Gavit.

Klubi ka nxjerrë në dritë përmes platformës “BarçaOne” se si mesfushori e ka kapërcyer dëmtimin e rëndë.

Lojtari u lëndua në ndeshjen e Spanjës kundër Gjeorgjisë.

Ai u largua nga fusha me gjurin e lënduar dhe i përlotur.  “E kisha të qartë se i kisha bërë diçka gjurit, isha i sigurt”.

Megjithatë, që në momentin e parë ai e kishte shumë të qartë se nuk do të dorëzohej. “Kështu kam qenë gjithmonë dhe do të jem i njëjti, pavarësisht se çfarë do të ndodhë, çfarëdo dëmtimi”.

Dhe trajneri Flick ia ka dhënë shansin të luajë minutat e para që pas dëmtimit të 23 nëntorit 2023.

Gavi ka luajtur për 10 minuta, duke përfshirë dhe minutat shtesë, teksa vetë ai ka folur pas takimit, duke e cilësuar këtë periudhë të gjatë si një ferr.

“Ka qenë një periudhë shumë e gjatë jashtë. Kam pasur momente shumë të vështira, por tani jam kthyer”, ka deklaruar Gavi pas takimit.

TË FUNDIT