Gazetari i njohur zviceran flet për raportin Xhaka – Yakin
G

Gazetari i njohur zviceran flet për raportin Xhaka – Yakin

Granit Xhaka vazhdon të jetë protagonist i padiskutueshëm në Përfaqësuesen e Zvicrës, tek e cila është edhe kapiten.

Kohë më parë, ai ka pasur përplasje me përzgjedhësin Murat Yakin dhe pikërisht për këtë temë ka folur gazetari i njohur zviceran, Marcel Reif.

Ai punon si gazetar e komentator që nga viti 1972, ndërsa ka folur në një emision televiziv në Zvicër pas kualifikimit të helvetikëve në çerekfinale të Evropianit.

Gazetari zviceran ka thënë se me Yakinin nuk është lehtë të punohet, por se ai ka kuptuar që gjërat funksionojnë vetën nëse bëhen së bashku.

“Nëse keni një lojtar si Xhaka dhe nuk i shfrytëzoni kualitetet e tij, për inat, për fyerje apo për çfarëdo tjetër, atëherë ju jeni një idiot dhe ju jeni në pozitën e gabuar”, ka thënë Reif, shkruan “bluewin.ch”.

Yakini në fakt po vlerësohet shumë pozitivisht për punën që po e kryen.

“Disa gjëra duhet të zgjidhen si të rritur dhe këta dy e kanë bërë këtë. Është sjellje shembullore”, ka thënë Reif.

Xhaka e Yakini vazhdimisht e përsërisin se i kanë raportet shembullore. Por përplasja e tyre e dikurshme vazhdon të jetë temë.

TË FUNDIT