Geely Monjaro EM-i mbërrin në Evropë me çmim prej 40.990 eurosh
G

Geely Monjaro EM-i mbërrin në Evropë me çmim prej 40.990 eurosh

Prodhuesi kinez Geely po vazhdon të sfidojë markat evropiane me modelin e ri Monjaro EM-i, një SUV familjar plug-in hibrid që ka nisur shitjet në Francë me çmim fillestar prej 40.990 eurosh.

Me gjatësi prej 4,80 metrash, modeli synon konkurrentë si Peugeot 5008, Skoda Kodiaq, Kia Sorento dhe Omoda 9.

Geely Monjaro EM-i ofrohet në tri nivele pajisjesh: Pro, Max dhe Ultra. Versionet Pro dhe Max zhvillojnë 273 kuaj fuqi, ndërsa Ultra arrin në 335 kuaj fuqi dhe ka tërheqje në të katër rrotat.

Autonomia elektrike arrin deri në 82 kilometra te versionet Pro dhe Max, ndërsa Ultra, falë baterisë më të madhe, ofron deri në 116 kilometra sipas ciklit WLTP.

Modeli është projektuar për pesë udhëtarë dhe ofron një bagazh prej 633 litrash, që me palosjen e ulëseve të pasme zgjerohet deri në 2.183 litra.

Një tjetër përparësi është pajisja e pasur që nga versioni bazë, ku përfshihen kulmi panoramik, ulëset me ngrohje dhe ventilim, bagazhi elektrik, kamerat me pamje 540 gradë, klima automatike me dy zona dhe ekrani qendror 15,4 inç.

Për momentin, çmimet dhe data e fillimit të shitjeve në Kosovë dhe rajon nuk janë bërë të ditura.

TË FUNDIT