George Russell ende pa kontratë, pse po vonohet marrëveshja?
G

George Russell ende pa kontratë, pse po vonohet marrëveshja?

Edhe pse Mercedes ka konfirmuar se George Russell do të vazhdojë me ekipin në sezonin 2026, kontrata e re ende nuk është nënshkruar.

Sipas raportimeve, vonesa lidhet me kërkesën e Russell për të reduktuar angazhimet në PR dhe marketing, si dhe negociatat për pagën, duke qenë se performanca e tij në dy sezonet e fundit ka qenë në nivel të një piloti të lartë.

Një tjetër pikë diskutimi është kohëzgjatja e kontratës, në vend të marrëveshjes standarde dyvjeçare, mund të bëhet një kontratë 1+1, me mundësi shkëputjeje pas vitit të parë. Ky fleksibilitet mund të jetë kërkesë e Mercedes (në rast se Max Verstappen bëhet i disponueshëm) ose e vetë Russell, i cili nuk dëshiron të lidhet gjatë nëse makina nuk rezulton konkurruese.

Pavarësisht vonesës, pritet që Russell të mbetet me Mercedes, por situata mbetet e pazakontë dhe mund të ndikojë në lëvizjet e mëdha të pilotëve për sezonet e ardhshme.

TË FUNDIT