Gjendja e sigurisë në male kritike, rrezik për orteqe
G

Gjendja e sigurisë në male kritike, rrezik për orteqe

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka njoftuar se nga reshjet e fundit të borës nga nata e mbrëmshme, gjendja e sigurisë në male, sa i përket orteqeve është kritike.

Sipas tyre, në 72 orët e ardhshme duhet të ketë kujdes dhe të evitohen aktivitetet në vendet e ekspozuara ndaj rrezikut, raporton Gazeta Express.

“Niveli i rrezikshmërisë nga orteqet është në shkallën 5 (shumë e rrezikshme).  Gjithashtu të keni kujdes edhe në komunikacion në zonat malore, gjendja e rrugëve është konform kushteve dimërore.”

Është kërkuar që të ketë kujdes gjatë skijimit apo ngjitjeve bjeshkatare në sipërfaqet e pjerrëta malore nga 30°~50° , e sidomos në shtigjet apo kalimet e ekspozuara.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=448495154184934&id=100070733594610&ref=embed_post

TË FUNDIT