Gjermania ia sheh hairin Borussia Dortmundit
G

Gjermania ia sheh hairin Borussia Dortmundit

Tashmë është zyrtare, fitorja e Borussia Dortmund kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League i lejon Gjermanisë që të ketë pesë skuadra në edicionin e ardhshëm të garës  më prestigjioze të futbollit evropian në konkurrencën e klubeve.

Pas Italisë qe e konfirmoi më herët pjesëmarrjen me pesë ekipe në Championsin e ardhshëm, tashmë edhe Gjermania e konfirmoi një shifër të tillë.

Një arritje e madhe e skuadrave italiane dhe gjermane që me ecuritë e tyre në Evropë u siguruan vendeve përkatëse pjesëmarrjen me më shumë ekipe sezonin tjetër.

TË FUNDIT