Gjermania U19 ka fituar për herë të parë titullin kampion bote në hendboll, duke mposhtur Spanjën në një finale dramatike me rezultat 41:40.
Ndeshja në Kajro zgjati plot 80 minuta dhe u vendos vetëm pas penalltive, pasi koha e rregullt dhe dy vazhdimet nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin.
Medaljen e bronztë e fitoi Danimarka, që mundi Suedinë 33:31. Kosova përfundoi në vendin e 24-të nga 32 kombëtare pjesëmarrëse në këtë kampionat botëror. /AutoPortali



