Gjiganti anglez interesohet për Kristjan Asllanin
G

Gjiganti anglez interesohet për Kristjan Asllanin

Manchester United raportohet se ka shfaqur interesim për mesfushorin shqiptar të Interit, Kristjan Asllani.

Sipas medieve britanike, reprezentuesi i Shqipërisë, është në ‘radarin’ ‘Djajve të Kuq’ këtë verë.

Klubi nga ‘Old Traffordi’ synon transferimin e Asllanit duke përfshirë në shkëmbim Aaron Wan-Bissaka.

Kontrata e Asllanit me Interin është deri në verën e vitit 2027.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që mesfushori shqiptar të transferohet në ishull.

Krerët e Manchester Unitedit, siç raportohet, shumë shpejt do të kontaktojnë agjentin e lojtarit për të nisur negociatat për transferimin e Asllanit në ‘Old Trafford’.

TË FUNDIT