Gjiganti evropian interesohet për Brojën
G

Gjiganti evropian interesohet për Brojën

E ardhmja e Armando Brojës është në udhëkryq. Sulmuesi kuqezi nuk po gjen hapësira te Chelsea, ndërsa as pas huazimit te Fulham minutazhi nuk ishte i kënaqshëm.

Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi, me The Sun që shkruan se emri i tij ka përfunduar në radarët e Borussia Dortmund. Finalistët e Champions League po bisedojnë intensivisht me Chelsean për të siguruar shërbimet e Brojës dhe bisedimet duken në rrugën e mbarë, të paktën për momentin.

Londinezët kërkojnë jo pak por 50 milionë funte, shifër kjo që verdhezinjtë e konsiderojnë të lartë dhe do bëjnë maksimumin për të firmosur me lojtarin me kosto sa më e ulët të jetë e mundur.

Dortmund e di mirë se Chelsea ka probleme financiare, fakt ky që shton akoma më shumë shanset për kryerjen e operacionit. Vendimtare do jetë dëshira e vetë Armando Brojës, me kalimin në Bundesligë që do të ishte një hap i rëndësishëm për të.

TË FUNDIT