Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të Champions League
G

Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të Champions League

UEFA do të organizojë sot, më 30 janar 2026, shortin e fazës play-off të eliminimit direkt në Champions League për sezonin 2025/26.

Ceremonia do të zhvillohet në House of European Football në Nyon dhe do të nisë në orën 12:00.

Në këtë fazë të shortit do të marrin pjesë gjithsej 16 skuadra, të renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-tin pas përfundimit të fazës së ligës.

Ndërkohë, tetë ekipet e renditura në vendet e para kanë siguruar kualifikimin e drejtpërdrejtë në fazën e 1/8 së finales.

Skuadrat e shortuara (seeded) janë: Real Madrid, Inter, Paris Saint-Germain, Newcastle, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta dhe Bayer Leverkusen.

Ndërsa në vazon e ekipeve jo të shortuara (unseeded) bëjnë pjesë: Borussia Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabağ, Bodø/Glimt dhe Benfica.

Sipas rregullores së UEFA-s, përballjet do të përcaktohen në bazë të renditjes në fazën e ligës, ku skuadrat e pozicionuara më lart do të kenë avantazhin që, në parim, të luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Gjithashtu, nuk ka asnjë kufizim për përballje mes ekipeve nga e njëjta federatë apo kundër kundërshtarëve që janë ndeshur më parë në fazën e ligës.

Ndeshjet e play-off-it do të luhen me sistem vajtje-ardhje. Takimet e para janë planifikuar për datat 17 dhe 18 shkurt 2026, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 24 dhe 25 shkurt 2026.

Fituesit e këtyre përballjeve do të sigurojnë një vend në fazën e 16 më të mirave të Evropës. /AutoPortali

TË FUNDIT