Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan njofton se falë bashkëpunimit me media dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative e hetimore, ka identifikuar kundërvajtësin i cili në një video-incizimi shihet se në rrugën ‘’Lufta e Gjilanit 44’’ në Gjilan ishte duke bërë gara shpejtësie me automjet, me të cilin veprim ka rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikut rrugor dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
“Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro dhe një pikë negative”./KlanKosova/



