Gjykoi finalen e Championsit sezonin e kaluar, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në ndeshjen Serbi-Shqipëri
G

Gjykoi finalen e Championsit sezonin e kaluar, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në ndeshjen Serbi-Shqipëri

UEFA ka zbuluar arbitrat që do të vendosin drejtësi në duelin e shumëpritur Serbi-Shqipëri.

Arbitri rumun Istvan Kovaks do të jetë gjyqtari kryesor i cili vjet arbitroi finalen e Championsit, aty ku PSG mposhti Interin 5-0.

Ndihmësit e tij janë bashkatdhetarët Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Horatiu Feșnic, po nga Rumania.

Në dhomën e VAR-it do të jenë gjyqtarët gjerman Bastian Dankert dhe Pascal Muller.

Sfida e Grupit K do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45, në stadiumin “Dubocica” të Leskovacit.

Pas pesë sfidave të luajtura në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, Anglia me 15 pikë mban kreun duke lënë pas Shqipërinë me tetë pikë.

Serbia me shtatë pikë ndodhet në pozitën e tretë, por ka një ndeshje më pak, më pas vijnë Letonia (4 pikë) dhe Andorra me zero pikë.

TË FUNDIT